Kush fshihet pas suksesit të Linda Halimit?

Që pas pjesëmarrjes në talent show-n amerikan “American Idol”, Linda Halimi është bërë personazhi kryesor i mediave shqiptare, por edhe atyre amerikane. Show në të cilin ajo po konkurron ndiqet nga miliona njerëz në Amerikë dhe suksesi i këngëtares kosovare është përkthyer edhe në mijëra klikime në YouTube. Por pas këtij suksesi, fshihet edhe një njeri shumë i veçantë për 26-vjeçaren, i cili ka qenë mbështetja kryesore për arritjet e saj.

Përveç shumë postimeve për garën e saj në këtë kompeticion, sot Linda ka postuar një status special, të cilin ia dedikon dashurisë së jetës – mashkullit që do të donte të kishte çdo femër:

“Shpirt, faleminderit që je gjithçka që një femër mund të kërkojë nga një mashkull. Mënyra si kujdesesh për mua është e pabesueshme. I kërkova Zotit të më bekojë me dashuri pa kushte dhe ai të dërgoi ty pranë meje. Ti ishe aty kur askush tjetër nuk ishte. Na është dashur të luftojmë, po, së bashku nuk mund të ishim të sigurtë, por thellë në zemër, unë nuk jam shqetësuar asnjëherë, sepse e kam ditur se kur Zoti i bashkon dy njerëz, nuk ka njeri që mund t’i ndajë. Në momentet më të errëta dhe më të bukura të jetës sime. Kur kam qarë, kam qenë në gjoksin tënd. Kur kam qeshur, kam qenë te gjoksi yt – foleja ime është gjoksi yt. Nuk do të të ndërroja me asgjë, edhe sikur të më falnin botën. Jam krenare të të quaj bashkëshortin tim. Arritja më e madhe në jetën time ka qenë dashuria jote. Ti më përmbush në të gjitha mënyrat. Të dua, sepse Zoti të do, të dua sepse unë e dua Zotin! Tani jam gruaja më e lumtur në botë, sepse po trajtohem si e tillë. Më parë, askush nuk besonte se mes nesh do të zgjaste, por ne jemi lumturisht të martuar dhe çdo ditë ndihem si në një muaj mjalti. Të dua, Dave”

Linda Halimi dhe burri i saj
Linda Halimi dhe burri i saj

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button