Maqedoni, garanci për celularët vetëm në letër!

Viteve të fundit një nga ankesat më të shpeshta lidhet me garancitë gjatë blerjes së telefonit celularë. Sipas kryetares së Organizatës së konsumatorëve të Maqedonisë, Marijana Llonçar-Vellkova, blerësit duhet të jenë të vëmendshëm dhe të lexojnë me kujdes kushtet e garancisë, por edhe mënyrën e përdorimit të telefonave celularë, shkruan Koha.

Dy vite me radhë një nga ankesat më të mëdha të konsumatorëve drejtuar Organizatës së konsumatorëve të Maqedonisë kanë të bëjnë me prodhimet teknike, sidomos me telefonat celularë. Ankesat kanë të bëjnë me realizimin e të drejtës për riparim apo servisim, ndërsa blerësit janë ankuar se një pjesë e prodhimeve u janë prishur edhe para afatit të përcaktuar me garanci

Shpesh ndodh që konsumatorët të fitojnë përgjigje nga servisi se prodhimi është dëmtuar në mënyrë mekanike dhe se ju ndërpritet garancia, edhe pse në shumicën e rasteve konsumatorët pohojnë se nuk ka pasur asnjë dëmtim mekanik të prodhimit. Gjithashtu, në një pjesë të madhe të rasteve telefonat celularë riparohen deri në tre herë, në përputhje me përkufizimet ligjore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button