Rrahje e përgjakshme mes dy grupeve në Strugë

Rrahje  e përgjakshme ka ndodhur në orën 4 të mëngjesit, para lokalit “Oaza”, në Strugë. Në konfliktin me shishe të thyera dhe thika, janë lënduar tre strugan. Njëri prej tyre me lëndime më të renda është dërguar në spitalin e Ohrit, informon policia.
Sipas, MPB-së, gjatë mëngjesit në orën katër, ka ndodhur rrahje masive në mes dy grupeve para lokalit “Oaza” në rrugën “ Pabllo Neruda”, në Strugë. Më së shumti ka pësuar 21 vjeçari N.P i cili është qëlluar me thikë në pjesën e majtë të kraharorit. Ai është ndalur për mjekim në spitalin e Ohrit. Në këtë konflikt është lënduar në kokë me shishe edhe 21 vjeçari M.B, të cilit  pasi i është dhënë ndihma mjekësore është lëshuar në shtëpi.

Lajme të ngjashme

Back to top button