Tekst jokorrekt dhe etiketues

[Recension: Fabrika e LSDM-së me produkte të njëjta të rreme]

Material i dobët që përpiqet nga dëshira e gazetarit “të kuptojë gjithçka”, ta paraqesë si njëfarë fabrikimi opozitar të lajmeve. Njëkohësisht, është jokorrekte që të vendoset shenjë e barazisë ndërmjet medieve të caktuara dhe LSDM-së. Nuk ka argumente, nuk ka burime të mirëfillta për temën që imponohen, nuk ka bashkëbisedues, mirëpo ka etiketim dhe spekulim. Edhe atë shumë.

Linku deri te artikulli origjinal1111: Fabrika e LSDM-së me produkte të njëjta të rreme

Data dhe koha e publikimit: 10.01.2016 10:42

Data e recensionit: 11.01.2016

Recensues: Vlladimir Mirçeski

 

NËSE NUK MENDON SI PUSHTETI, ATËHERË JE ME OPOZITËN!

Realisht, vizita e kryeministrit në SHBA dhe qëndrimi i eurokomesarit për zgjerim në Shkup vijnë në një periudhë të ndjeshme – kriza politike në vend është larg zgjidhjes, nuk janë kryer të gjitha obligimet, bile një pjesë prej tyre kyçe, nga Marrëveshja e Përzhinos. Ka vonesë në pastrimin e listës zgjedhore, çështja e medieve nuk është e mbyllur – elemente nga të cilat, në mes tjerash, varet se a do të ketë zgjedhje në prill dhe a do t’i plotësojnë ato standardet demokratike.

Domethënë, situata është e ndërlikuar dhe në këtë barazim kompleks futen edhe takimet në Uashington dhe misioni i Hanit. Kjo, e shprehur me zhargonin e gazetarisë, është një javë e ngarkuar ndërkombëtare, e cila hap mundësi për biseda serioze dhe të ashpra, të politikanëve të huaj me ndikim me ata të vendit. Prandaj, nuk është për t’u çuditur e as e pakuptueshme të paralajmërohet se do të ketë porosi të rëndësishme. Nuk është për t’u besuar as ajo se kryeministri është në Uashington vetëm që udhëheqësia e atjeshme ta falënderojë për pjesëmarrjen e Maqedonisë në koalicionin kundër terrorizmit ose që të konfirmohet, për fat të keq, shprehja tashmë e harxhuar “për mbështetjen e SHBA-ve për aspiratat euroatlantike”.

Domethënë, ka bazë për të menduar kahjen e mundshme të bisedimeve dhe kjo sipas definicionit nuk do të thotë se mediet konkrete që mendojnë ashtu janë opozitare, për shkak se absolutisht nuk ka arsyetim për parimin “nëse nuk mendon si pushteti, atëherë je me opozitën”. E palejueshme është qasja e barazimit të disa medieve dhe opozitës nëpërmjet formulimeve të paargumentuara:

“Mediet opozitare, njësoj sikurse në vitin 2011, edhe tani përpiqen që vizitën e kryeministrit Nikolla Gruevski në SHBA ta paraqesin si negative, gjegjësisht se kryetari i qeverisë së Maqedonisë është nën presion të faktorit ndërkombëtar.

Publikimet e këtilla të rreme mediatike të dala nga fabrika e LSDM-së, as në vitin 2011 kur përdornin arshina të njëjtë sikurse edhe sot…”

Të ofrojmë pak faktografi. E para, Gruevski në një periudhë problematike në vitin 2011, të ngjashme me këtë aktualen, u thirr në Uashington. E dyta, në ato takime u dhanë kritika të ashpra. E treta, pastaj disa vite me radhë diplomatët e lartë amerikanë e anashkaluan Maqedoninë gjatë vizitave të tyre në rajon.

“Nënkryetari e potencoi rëndësinë që ia japin SHBA-të sundimit të së drejtës, lirisë së mediave pavarura dhe marrëdhënieve të mira ndëretnike”, thuhet në komunikatën e kabinetit të nënkryetarit Xho Bajden të vitit 2011, të lëshuar pas takimit me kryeministrin maqedonas.

Pastaj, nuk qëndrojnë as shkrimet se:

“Vizita e kryeministrit Gruevski në SHBA dhe takimi i paralajmëruar me nënkryetarin Xho Bajden paraqet demant të serisë së akuzave të bëra gjatë kësaj periudhe nga LSDM-ja se qeveria është e izoluar dhe se Angela Merkeli, Bajdeni, Xhon Keri, Vlladimir Putini e kanë anashkaluar Maqedoninë…”

Këta burrështetas, në fakt nuk e vizituan Maqedoninë derisa ishin në rajon, që mund të konsiderohet si porosi diplomatike, mirëpo negative.

Marrë në përgjithësi, ky tekst është vetëm përsëritje e asaj që tashmë është parë. Pa argumente ose burime të mirëfillta, bëhet etiketim i një pjese të medieve si opozitare. Me këtë rast, përpiqet ta ndryshojë paraqitjen e situatës politike dhe ta thjeshtojë angazhimin e bashkësisë ndërkombëtare për tejkalimin e saj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button