Në shtatë aksidente në Shkup, shtatë persona të lënduar

Në 24 orët e fundit në Shkup kanë ndodhur shtatë aksidente rrugore, në të cilat shtatë janë lënduar. Në dy aksidente rëndë janë lënduar një këmbësor dhe një udhëtar në autobus. Pesë persona janë lënduar më lehtë në tre aksidente, tre prej tyre kanë qenë shoferë të automjetit motorik, një bashkudhëtarë dhe një udhëtar në autobus.

Në dy prej aksidenteve është shkaktuar vetëm dëm material. Gjatë ditës së djeshme nga ana e policisë së komunikacionit janë zbuluar dhe sanksionuar 24 shoferë të cilët nuk e kanë respektuar kufizimin e shpejtësisë së lëvizjes. Katër shoferë kanë vozitur nën ndikim të alkoolit dhe të njëjtit janë larguar nga komunikacioni, gjashtë shoferë kanë kaluar në të kuqe, si dhe tetë shoferë të cilët nuk e kanë përdorur rripin e sigurisë ose e kanë shfrytëzuar telefonin celular gjatë vozitjes.

Me ndihmën e automjetit special “karrotrec” gjatë 24 orëve të fundit nga ana e policisë së komunikacionit janë larguar 68 automjete, të cilat e kanë penguar zhvillimin normal të komunikacionit.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button