Jahjaga: Pa stabilitet politik, s`ka stabilitet ekonomik

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka thënë se për të pasur stabilitet ekonomoik në vend së pari duhet të ketë stabilitet politik.

Këto komente Jahjaga i bëri në Pejë kur u pyet rreth protestave të fundit të organizuara nga tri subjeketet opozitare në Prishtinë.

“Rruga dhe dhuna nuk janë zgjidhje”ka shtuar më tutje ajo.

E para e shtetit poashtu ka deklaruar se me vizitat  që po i bën nëpër Kosovë po mundohet që të marrë sa më shumë infomata për problemet që i kanë bizneset në vend duke shtuar për të gjitha këto u  informua nga kryetarët e komunave që i vizitoi sot.

Udhëheqësja kosovare  u shpreh se gjatë muajit janar do t`i vizitojë të gjitha komunat e Kosovës.

Ndryshe, Jahjaga sot ka nisur turin e saj nëpër qytetet e Kosovës me ç`rast ka vizituar Klinën, Istogun, Pejën, ndërkaq për momentin po qëndron në Deçan, njofton KlanKosova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button