LR-PDSH: Eurodeputetët të ndërhyjnë në pikat kyçe!

“Të nderuar eurodeputet, Hoëit, Vajgl dhe Kukan, vizitat tuaja në RM çdoherë priten me entuziazëm dhe shpresë se përfundimisht gjërat do të marrin nga e mbara. Ne vlerësojmë kontributin tuaj për paqen dhe stabilitetin në RM. Me keqardhje konstatojmë se gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç keni dashur ju dhe ne bashkë”, shkruhet në deklaratën e LR-PDSH-së.

Sipas tyre Marrëveshja e Përzhinos, është shtrembëruar dhe siç shtojnë, çdo ditë e më tepër shpresa për zgjedhje të drejta po veniten.

“Debati për zgjedhjet u zhvillua në katër drejtime kryesore: E para, gjatë kohe u bisedua për modelin zgjedhor. Proporcional me lista të hapura apo të mbyllura. Asgjë nuk ndryshoi. E dyta që u bisedua ishte riformatimi i njësive zgjedhore nga gjashtë në një njësi zgjedhore. Përsëri ngeli zgjedhja e vjetër dhe mentaliteti i mbrapsht që për rezultat kishte dhe ka deputet nga radhët e bashkësive më të vogla etnike që i binden liderit të partisë ku janë në koalicion dhe aspak përfaqësimit dinjitoz të votuesve të tyre. E treta Deputetët e diasporës do vazhdojnë të zgjidhen sipas logjikës Staliniane të zgjedhjeve. Është botërisht e njohur thënia e tij: “ Mirë është populli që të dijë se mbahen zgjedhjet dhe ta hedh votën në kutinë e votimit. Ai që përcakton fituesin nuk është ai që voton por ai që numëron”. E katërta, pastrimi i listave zgjedhore akoma nuk është bërë, dhe larg është zgjedhja e së njëjtës. Afera e letërnjoftimeve të falsifikuara po merr drejtim të ruajtjes nga përgjegjësia ligjore të porositësve të falsifikimit. Për këtë shërben edhe komisioni hetues parlamentar i krijuar nga VMRO-DPMNE, BDI dhe PDSH në lidhje me aferën e letërnjoftimeve të falsifikuara”, thuhet në njoftimin e LR-PDSH-së.

LR-PDSH ju bën apel eurodeputetëve që problemin ta shohin më thellë sepse, sipas tyre, me këto kushte dhe këto bisedime, konsiderojnë që nuk do të ketë ndonjë risi në përgatitjen e zgjedhjeve të prillit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button