Sulmohet me koktej molotovi shtëpia e një polici në veri të Mitrovicës

Persona të panjohur kanë hedhur koktej molotovi në ballkonin e shtëpisë së policit të policisë së Kosovës, Ramadan Mustafiq, në lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës. Incidentin për Anadolu Agency (AA) e konfirmoi zëvendësdrejtori i policisë rajonale, Besim Hoti.

“Mbrëmë rreth orës 01:45 pas mesnate është sulmuar shtëpia e një polici me koktej molotovi dhe me këtë rast zjarri e ka kapluar krevatin i cili ndodhej në ballkon. Zjarrin e kanë shuar familjarët e policit, para se të vinin njësitet e hetuesisë, ndërsa nuk ka të lënduar”, tha Hoti përmes telefonit për AA.

Policia po e trajton rastin si vepër penale të zjarrvënies së qëllimshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button