Vazhdim i seancës së 85-të kuvendore me 80 pika

Gjithsej 80 pika janë para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë sot, në suaza të vazhdimit të parë të seancës së 85-të. Një pjesë e tyre janë në lexim të parë, një pjesë në lexim të dytë, ndërsa disa duhet të sillen sipas procedurës së shkurtuar, njofton MIA.

Deputetët do t’i shqyrtojnë propozim-vendimin për zgjedhje të kryetarit, nënkryetarit dhe anëtarë të Komisionit anketues për skandalin me fabrikën e falsifikimit të letërnjoftimeve, pasaportave, aferave dhe dokumenteve tjera, propozim-vendimi për zgjidhje të anëtarit të Komisionit shtetëror zgjedhor, propozim-ligji për ratifikim të marrëveshjes për bashkëpunim ekonomik mes Qeverisë të Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë të Republikës Socialistike të Vietnamit, si dhe propozim ligji për ratifikim të Marrëveshjes mes Qeverisë të Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë të Republikës së Kosovës për bashkëpunim në fushën e arsimit dhe shkencës.

Në rend të ditës janë edhe propozim-ligji plotësues për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për veprimtari inovative, propozim-ligji për detyrime të Republikës së Maqedonisë me pjesë të dytë të huasë te Banka investuese evropiane sipas marrëveshjes fiannciare për Projektin për ndërtim të autostradës të Korridorit X në aksin rurgor Demir Kapi-Smokvicë, sipas procedurës së shkurtuar, propozim-ligji për konfirmim të çmimeve të shërbimeve të ujërave,etj.

Në lexim të parë janë propozim-ligjet për ndryshime dhe plotësime të ligjeve për shpronësim, për shoqatat financiare, për kryerje të shërbimeve pa transfer të parave, për revizion, për fonde investuese, për ndërmarrje të shoqatave aksionare, për kryerje të punëve të kontabilitetit, për lojërat e fatit dhe për lojërat argëtuese, për taksat komunale, për tatimin personal të të ardhurave, për lizing, për letra me vlerë, për tatimet e pronës, për procedurën tatimore, për supervizion të sigurimit, për taksat administrative, për regjistrim të pagesave të gatshme, për agjencitë për punësime të përkohshme, për punësim të personave invalidor, etj.

Në seancë janë edhe disa ligje të parashtruara nga deputetët opozitar, si dhe kërkesa për dhënie të interpretimeve autentike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button