Mbesa e Berishës proteston për armët kimike

Fëmijët, bashkë me nipërit e mbesat e ish-Kryeministrit, Sali Berisha, tashmë janë gjithnjë dhe më të hapur për të na informuar më shumë me foto nga aktivitetet e tyre në jetën e përditshme dhe po ashtu nga udhëtimet që bëjnë.

Vajza e madhe e Argitës na shfaqet në këtë foto duke mbajtur pankartë bashkë me ambientalistët, gjatë protestës së tyre për të kundërshtuar asgjësimin e armëve kimike në Shqipëri, ku të pranishmit kishin “veshur” maskat e asgjësimit në shenjë simbolike, shkruan Panorama.

Nga ana tjetër, djali i Berishës, Shkëlzeni, ka postuar në profilin e tij zyrtar në facebook për herë të parë foto me dy fëmijët e tij, djalin dhe vajzën. Fotot duket që janë shkrepur në Venecia, qyteti ku Shkëlzeni ka zgjedhur të pushojë me dy fëmijët e tij këtë vjeshtë.
shkelqeni me femijet

Këto foto vijnë një javë pasi gazetat botuan një kolazh interesant fotosh, që vajza e madhe e Argitës kishte realizuar gjatë udhëtimit të tyre familjar në Verona.

Lajme të ngjashme

Back to top button