5 karakteristikat e dashurisë së vërtetë shpirtërore

Dashuria shpirtërore është dashuria më e thellë dhe më e bukur. Ja disa karakteristika që ka ky lloj dashurie

1.Nuk mundoheni të ndryshoni njëri-tjetrin
Në një marrëdhënie intime shpirtërore, të dy njerëzit do e pranojnë njëri-tjetrin me gjithë zemër. Nuk dëshirojnë të shkrijnë idetë mes tyre, siç mund të mendojnë prindërit e tyre; thjeshtë e adhurojnë njëri-tjetrin.

Që një marrëdhënie të funksionojë, të dy personat duhet të ndihen të sigurt deri në atë masë sa të vlerësojnë e të pranojnë njerëzit e tjerë. Sapo ta kenë përmbushur egon e tyre dhe kanë mësuar ta lënë atë mënjanë, ata mundet me të vërtetë të duan e të kuptojnë të tjerët, dhe kjo bën një marrëdhënie të bukur, intime dhe që zgjat pambarim.

2.Nuk intensifikoni marrëdhëniet e të tjerëve
Një marrëdhënie nuk duhet që t’ju strehojë nga stuhitë, apo të shërbejë si mundësia e fundit për një jetë të lumtur. Por duhet t’i shtojë vlerë jetës së këndshme që keni ndërtuar. Njerëzit në një marrëdhënie intime shpirtërore e shijojnë plotësisht jetën e tyre dhe e përhapin pozitivitetin që kanë tek të tjerët. Njerëzit në një marrëdhënie të tillë zakonisht ndajnë të njëjtin mision apo qëllim në jetë dhe janë bashkuar për të kryer detyrat e tyre si qenie shpirtërore.

3.Ndani të njëjtën pikëpamje për jetën
Njerëzit në marrëdhënie intime shpirtërore shpesh ndajnë të njëjtën perspektivë mbi disa aspekte të rëndësishme të jetës, si besimi, mënyra e rritjes së fëmijëve, dieta, puna, sensi humorit etj. Sa më shumë të përbashkëta, aq më shumë lidhje forcohet. Ndjeni sikur e kuptoni njëri-tjetrin në një nivel shumë të thellë sepse keni shumë pikëpamje dhe opinione të përbashkëta rreth jetës.

Mund të mos bini dakord në çdo gjë, por mund të lidheni me to në një nivel të thellë dhe nuk duhet të shpenzoni kohë dhe energji duke prezantuar veten tuaj tek partneri.

4.Bëni biseda të thella dhe kuptimplota
Mund të keni një marrëdhënie jetëgjatë kur fillimet e saj të jenë venitur. Për shkak se, veç anës fizike, keni ndërtuar lidhjen emocionale dhe mendore dhe nuk mund të shkëputeni lehtësisht nga njëri-tjetri. Nuk e përdorni njëri-tjetrin thjeshtë për t’u kënaqur; vlerësoni mendimet dhe ndjenjat e njëri-tjetrit, dhe e dëgjoni njëri-tjetrin pa ndërprerje.

Ndiheni krejtësisht të çlirët kur hapeni me njëri-tjetrin dhe ndani gjërat më intime, sekrete të errëta, ide abstrakte; nuk mendoni dy herë për çfarë doni të thoni. Biseda rrjedh lirshëm nga një ide tek tjetra dhe mund të bisedoni gjithë natën pa u mërzitur.

5.Nuk e sheh partnerin si shpëtimtarë
Më e rëndësishmja është kur ndiheni besimplotë në vetvete, pa pasur njeri nga pas. Nuk keni nevojë që partneri të vlerësojë ekzistencën e t’ju pranojë ju. Thjeshtë dëshironi ta keni pranë partnerin, dhe të dini se ai apo ajo ka një rol të rëndësishëm për të luajtur në jetën tuaj. Mund të keni bërë gjithë atë punë të pisët për të shpëtuar veten tuaj. E keni kuptuar më parë se vetëm ju mund të hiqni zinxhirët e shpirtit tuaj e të çlironi mendjen tuaj dhe këtë nuk e kërkoni në marrëdhënie.

E shihni partnerin si një superhero në mënyrën e tij apo saj, sepse edhe ata kanë gërmuar thellë dhe i kanë hequr të gjitha barrierat nga zemra e tyre. Duhet të bëheni vetja juaj më e mirë, pra shpenzoni kohë së bashku duke ndërtuar njëri-tjetrin, jo duke e gërryer njëri-tjetrin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button