Arrestohet një qeveritar boshnjak për ndërhyrje në gjyqin ndaj Naser Kelmendit (Foto)

Një zyrtar i lartë i qeverisë boshnjake dhe gruaja e tij u arrestuan të hënën nën dyshimin se ishin përpjekur për të ndikuar te një dëshmitar në rastin gjyqësor kundër të ashtuquajturit bos i drogës në Ballkan, Naser Kelmendit.

Sipas mediave boshnjake, prokurorët thanë se Bakir Dautbashiç dyshohej për ndërhyrje në gjyqin ndaj Naser Kelmendit, një shqiptar i Kosovës, me nënshtetësi boshnjake, i futur në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, transmeton lajmi.net.
2323
Bakir Dautbashiq dhe bashkëshortja e tij
Kelmendi u arrestua në Kosovë në vitin 2013 pas një urdhërarresti të lëshuar nga Bosnja, i akuzuar për krim të organizuar dhe një vrasje të kryer në vitin 2007.
Mediat boshnjake raportojnë se Dautbashiq u arrestua sot në mëngjes bashkë me bashkëshorten e tij. /lajmi.net

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button