Mjegull në disa akse rrugore, qarkullimi ajror po zhvillohet pa probleme

Për shkak të mjegullës në Tetovë, Gostivar, Veles, Negotinë, Demir Kapi dhe Petrovec, është ulur dukshmëria në rrugë prej 50 deri 100 metra, njoftoi sot në mëngjes Lidhja Automoto e Maqedonisë, njofton MIA.

Në rrugët tjera në vend komunikacioni po zhvillohet pa ndalesa dhe ngecje, në disa vende në rrugë të lagështa.

Në aeroportin “Aleksandri i Madh” në Shkup, komunikacioni po zhvillohet normalisht. Sipas informacioneve të publikuara në ueb faqen e aeroportit, deri tani janë realizuar të gjitha fluturimet dhe aterimet e planifikuara, përveç fluturimeve për në Stamboll.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button