“Dil për ajër”: Nëse Qeveria nuk ndërmerr masa, do ta radikalizojmë protestën

Shoqatat dhe nismat ekologjike, katër ditë para skadimit të afatit që ata ua dhanë kompetentëve për të zgjidhur problemin me ndotjen enorme të ajrit, nuk janë shumë optimistë se do të zbatohen masat që ata u propozuan autoriteteve, njofton Portalb.

Deri më tani nuk është zbatuar asnjë masë që shoqatat ekologjike i propozuan në protestën e 28 dhjetorit para Qeverisë dhe prej atje paralajmërojnë se do të marrin masa më radikale nëse Qeveria vazhdon të jetë e shurdhët ndaj kërkesave të tyre për ajër të pastër.

“Vlerësojmë se kërkesat tona nuk janë plotësuar. Ajri edhe më tej ngel i ndotur dhe kencerogjen. Me vëmendje ndjekim gjendjet dhe sjelljen e autoriteteve dhe më 15 janar do të informojmë për veprimet tona më radikale nëse Qeveria heshtë për kërkesat tona. Nuk heqim dorë nga e drejta e jonë e garantuar me kushtetutë për ambient të pastër jetësorë. Qeveri paralajmëron se tek tani do të analizojë kush dhe sa ndotë, që tregon se nuk është në gjendje e as nuk ka të dhëna të sakta që të ndërmerr masa përkatëse. Kjo nuk është etike dhe është sjellje joligjore nga kompetentët që tregojnë se s’kanë kapacitet që të mbrojnë ambientin e jetesës, siç parasheh neni 43 i Kushtetutës”, thonë nga nismat civile “Dil për ajër”, njofton Portalb.

Nga shoqatat ekologjike thonë se derisa presin kompetentët t’i ndërmarrin masat e propozuara, do të jenë vazhdimisht të kujdesshëm dhe do të punojnë në aktivitetet që nuk janë të dukshme në opinion sepse janë përgatitëse. /Portalb

LEXO: Shkup, protesta para Qeverisë,do të bllokohen qytetet nëse s’merren masa (VIDEO-FOTO)
LEXO: Drejtori i “Jugohromit”: Fabrika mbyllet për dy muaj, ajri nuk do të jetë më i pastër
LEXO: “Eco Guerilla”: Deri të premten e ardhshme keni afat ta mbyllni Jugohromin (FOTO dhe VIDEO)
L
EXO: “Eco Guerilla” dhe “Nëna dhe Fëmija”, letër drejtuar qytetarëve të Pollogut

LEXO: Tetovë, për shkak të protestave për ndotjen e ajrit, ndërpritet procesi arsimor
LEXO: Nxënësit e shkollave të mesme para Komunës së Tetovës, protestojnë për ajër të pastër
L
EXO:Tetovë, alarmi me ajrin e ndotur, statistika: kush i ka fajet, çfarë duhet bërë?! (FOTO)

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button