Harta globale e depresionit

Ata që mendojnë se depresioni është një sëmundje “ekskluzive” në vendet e zhvilluara perëndimore, kryesisht në Europë dhe Shtetet e Bashkuara, gabohen.

Disa studiues në Queensland mblodhën të dhënat nga klinikat dhe spitalet në pjesën më të madhe të vendeve në vitin 2010. Grumbullimi i këtyre të dhënave ishte faza e para e studimit dhe më e lehta.

Më pas nisi analizimi i tyre dhe gjetja e personave që vuanin nga depresioni. Sipas këtyre të dhënave depresioni është një gjendje mendore më e përhapur në vendet e Afrikës Veriore dhe në Lindjen e Mesme dhe më pak në vendet e Europës dhe Amerikës së Veriut.

Në Europë, ata që vuajnë më pak nga depresioni janë britanikët, ndërsa Shqipëria futet në grupin e vendeve me shifra mesatare, nga 1230 deri në 1285 mijë të prekur në 100 mijë banorë. 

Lajme të ngjashme

Back to top button