Durrës, arrestohet zv.drejtori i hekurudhës

Pas afro katër muajsh arrati, blutë  e qytetit bregdetarë të Durrësit kanë vënën nën pranga zevendes drejtorin e hekurudhës për transportin e mallrave Tiranë – Shijak, Artur Mahmutajn.

Mbi 35 vjeçarin rëndon akuza prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Arrestimi ka ardhur pas vendimit  arrest me burg të dhënë nga gjykata e Durrësit në 22 shtator të vitit të shkuar.

Histori ka nisur në 11 shtator ku pas sinjalizimeve të marra Specialistët e Seksionit për Narkotikët ushtruan kontroll në një magazinë në lagjen Nr.15 në Durrës e cila ishte në pronësi të shtetasit  Artur Mahmutaj.

Policia konstatoi se ambjentet e saj shërbenin për të kultivuar  bimë narkotike me një teknologji të fundit.  Aty u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 3 kg lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor  Durrës për veprime  të  mëtejshme, njofton Tv Klan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button