Veliaj: Bashkia do të zhvendoset në Bulevardin e ri

Gjatë kësaj fundjave kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajka inspektuar punimet për ndërtimin eBulevardit të ri tëkryeqytetit, një projekt aq shumë i përfolur që prej kohës kur bashkinë e drejtonte paraardhësi i tij, Lulzim Basha, por që ndryshoi tërësisht me ardhjen e tij në krye të pushtetit lokal.

Veliaj ka konfirmuar se përgjatë hapësirës së Bulevardit të ri, që prek zonën nga ish-stacioni i trenit deri në lumin e Tiranës, do të zhvendoset zyra e shërbimeve të Bashkisë së kryeqytetit, ashtu sikurse edhe një sërë institucionesh të tjera.

Ndër të tjera ai shton se ndërtesa ceremoniale në qendër të sheshit “Skënderbej” do të ruhet, ndërsa 28 zyra të tjera të shpërndara nëpër qytet do të grupohen të gjitha në një ndërtesë administrative, që do të ndodhet në hapësirën e Bulevardittë ri.

Gjithashtu në këtë zonë të re të kryeqytetit nuk do të mungojë edhe një ambient për parkim publik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button