As 5 përqind shqiptarë në ‘Pyjet e Maqedonisë’

Asnjë shqiptar nuk është në pozicione udhëheqëse në Ndërmarrjen Publike “Pyjet e Maqedonisë”. Kjo shihet edhe nga faqja zyrtare e kompanisë. Atje ka 13 këshilltarë dhe ndihmës/drejtorë por asnjëri prej tyre nuk është shqiptar.

Mirëpo, përveçse në pozicionet drejtuese, i dobët është edhe përfaqësimi i shqiptarëve në këtë ndërmarrje. Situatën e atjeshme e konfirmoi për Alsat M edhe drejtori i ndërmarrjes “Pyjet e Maqedonisë” Zharko Karaxhovski, i cili shtoi se ndërmarrja që ai menaxhon ka vetëm 5 % shqiptarë.

Megjithatë, Karaxhovski vuri në dukje arsyen; jo se dikush nuk ka dashur të punësojë pjesëtarë nga komunitetet por për shkak se bëhet fjalë për një fushë specifike ku vështirë gjendeshin kuadrot adekuat, si dhe faktin që qytetarët nuk dëshirojnë të kryejnë punë të vështira fizike. /Alsat-m

Lajme të ngjashme

Back to top button