Tri viktima në Klos e Sarandë, policia: Nuk janë vrasje

Tre të vdekur janë shënuar ditën e djeshme, ndërsa fillimisht ka patur dyshime, por më pas policia ka bërë të mundur të hedh dritë mbi rrethanat e ngjarjeve në dy rrethe. Kështu mbrëmë u identifikua personi që u gjet i mbytur mëngjesin e djeshëm në brigjet e lumit Mat. Viktima është Agim Cani, 56 vjeç, nga fshati Unjatë, me banim në Tiranë. Trupi i tij është gjetur nga kalimtarët të cilët kanë njoftuar policinë.

Fillimisht u mendua se viktima mund të ishte mbytur si pasojë e reshjeve të dendura, ndërsa veprimet e para të kryera nga grupi hetimor kanë hedhur poshtë edhe pistën e ndonjë veprimi kriminal. Nga hetimet paraprake është mësuar se 56-vjeçari Cani, ishte i divorcuar dhe vuante nga depresioni. Sipas të dhënave të policisë mësohet se burri kishte tentuar edhe herë të tjera të vriste veten ndërsa emri i tij u bë i njohur rreth tre muaj më parë kur tentoi të vetëdigjej me benzinë.

Viktima kishte dëmtime sipërfaqësore në trup sipas mjekëve, por ato janë shkaktuar nga përplasjet e ujit. Fillimisht ngjarja u dyshua për vrasje, por më pas gjithçka u sqarua dhe Cani konsiderohet viktimë e depresionit. Po ditën e djeshme janë shënuar edhe dy vdekje të tjera në Sarandë, ku mësohet se është gjetur në rrugë i pajetë Foto Guveli, 42 vjeç.

Sipas të dhënave burri vuante nga një sëmundje dhe mendohet se vdekja është natyrale, ndërsa po dje ëshët raportuat se është gjetur i varur në një pemë Sotir Shuti, 50 vjeç. Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet, ndonëse policia bën me dije se është vetëflijim, shkruan gazeta Shekulli.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button