Pasuria e ‘Kaubojit’: 1.5 milionë euro prona, i zhytur në kredi

Zbardhet pasuria e një prej deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, Eduart Ndocajt.

Lezhjani, i njohur me nofkën ‘Kauboji’, ka një pasuri prej mbi 1.5 milionë eurosh në pasuri të patundshme, por edhe një kredi të madhe.

Sipas gazetës Shqip, që ka publikuar deklaratën e tij të pasurisë, Ndocaj ka 20 apartamente, 3 prej tyre në Itali dhe 14 në Shëngjin.

Dy të tjerë i ka në Tiranë dhe një në Lezhë.

Në total pasuria e patundshme e tij kap vlerën e 1.5 milionë eurove dhe 34 milionë lekëve të reja (ose afërsisht 250 mijë euro).

Ndocaj dhe e shoqja, Valentina, kanë deklaruar edhe disa dyqane.

Ndërkohë ‘Kauboji’ ka deklaruar 710 mijë euro kredi.

Por deputeti nuk ka deklaruar asnjë llogari bankare apo ndonjë makinë, edhe pse thotë se ka blerë makinën e Al Kapones, me të cilën u shfaq në Kuvend.

 

Pasuria

-14 apartamente në Shëngjin me sipërfaqe 725 metra katrorë, plus dy bodrume: 32 milionë lekë të reja.

-Shtëpi private në proces legalizimi në Shëndëlli, Srandë, 600 metra katrorë plus 1200 metra truall: 100 mijë euro.

-Apartament 320 metra katrorë në Tiranë, plus bodrum 666 metra katrorë; si dhe apartament po në Tiranë 94.3 metra katrorë: 496 mijë euro.

-1200 metra katrorë truall në Shëngjin: 2 milionë lekë të reja.

-Dyqan në Lezhë, 57 metra katrorë: 2.2 milionë lekë të reja.

-16.000 metra tokë e trashëguar dhe e përfituar nga ligji 7501.

-Apartament në Itali, 480 metra katrorë; apartament në Itali 100 metra katrorë plus 2 mijë metra truall, të blerë me investim bankar: 650 mijë euro.

-Apartament në Itali, 180 metra katrorë me dy garazhe makinash: 300 mijë euro, nga e cila 180 mijë euro me investim bankar.

-325 mijë euro kredi e marrë në qershor 2007, 280 mijë euro detyrimi i pashlyer.

-Kredi me vlerë 185 mijë euro e marrë në 2002-shin, 130 mijë euro shuma e detyrimit të pashlyer.

-Kredi me vlerë 435 mijë euro, 300 mijë euro e detyrimit të pashlyer.

 

Bashkëshortja, Valentina Ndocaj

-Dy dyqane në Lezhë me sipërfaqe 259 metra katrorë: 10 milionë lekë të reja.

-Apartament në Lezhë, 69 metra katrorë: 2 milionë lekë të reja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button