Mehmeti akuzon direkt partiakun Grubi

Ermira Mehmeti e ka devijuar diku tjetër topin sot pasi u pyet për iniciativat e saj të shpeshta për reforma në BDI. ALSAT kërkoi intervistë nga Mehmeti, që nga provimet e saj dhe deri te heshtja për reformat e kërkuara në BDI, po ajo u përgjigj me mesazhe të shkurtra dhe zgjodhi rrjetet sociale për t’i publikuar qëndrimet e saj.

Pavarësisht se ligji për parandalimin e konfliktit të interesi nuk lë hapësira për zhvillim karriere personale, Mehmeti sot nuk donte të fliste për provimin dhe licencën për notere, por tha se komentimet e fundit në opinion që vënë në dyshim zhvillimin e saj në karrierë, mbajnë autorësinë e partiakut të saj Artan Grubit. Për më tepër, ajo tha se edhe autoriteti i liderit të BDI-së Ahmeti, ka filluar rrënimin që nga imponimi në strukturat e BDI-së të, siç e quajti ajo, z.selfie-t, transmeton Alsat M.

“Për fat të keq, në BDI nuk po bëhen reforma por po porositen goditje në media për të më heshtur dhe diskredituar. Kështu ndodh rëndom kur korruptohen idealet dhe kur dështaket fshihen pas kredibilitetit të Liderit të partisë. Për një gjë nuk kam dilemë: rrënimi i autoritetit të Ali Ahmetit dhe BDI-së nisi që kur z.selfie u imponua në strukturë, sepse një huligan di të bëjë vetëm huliganin dhe nxitësin e konflikteve, qoftë në stadium, apo i veshur me petkun e politikës”, tha Ermira Mehmeti, deputete e BDI-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button