Kodi Zgjedhor, Agjencia e Mediave kërkon sqarim nga Ministria e Drejtësisë

Agjencia e mediave deklaron se ka paqartësi në nenin 75 të kodit zgjedhor që ka të bëjë me marketingun politik, gjegjësisht se si do të ndahen minutat për reklamim politik gjatë fushatës zgjedhore transmeton Alsat M.

Për këtë nga Agjencia e mediave thonë se do të kërkojnë sqarim nga Ministria e Drejtësisë. Por nga dikasteri me të cilin udhëheq Adnan Jashari qartësuan se interpretimin e ligjit e bën Kuvendi, ku shpjeguan se neni në fjalë nuk bën ndarje më të hollësishme të partive brenda bllokut qoftë pozitë apo opozitë. Duke qenë se kontestet për kodin zgjedhor janë nën ingerencat e KSHZ-së, edhe nga ky institucion dhanë sqarim.

“Në këtë drejtim është një maksimë latine që thotë se nëse nuk është e rregulluar me ligj, është e lejuar. Nëse njëra parti politike abstenon që ta përdore këtë minutazhë për reklamim që është me pagesë, atëherë sipas mendimit tim dhe asaj që e lexova, partia politike që është pozitë këtë minutazhë do të ketë hapësirë dhe mundësi që ta përdore nëse ka mjete financiare. Çdo gjë që nuk është e precizuar deri në fund, lejohet që ne juristët i themi ka zbrazëtirë juridike”, tha Subhi Jakup, KSHZ.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button