LSDM: Institucionet janë përzier në vjedhjen e domenit “zbogumnikola.mk”

LSDM sërish u prononcua për rastin me, ashtu siç theksojnë, vjedhjen e domenit “zbogumnikola.mk”, duke potencuar se në të janë involvuar institucionet e sistemit, shumë njerëz dhe subjekte juridike, ndërsa para se gjithash MARNET.

Aleksandar Kirakovski, nënkryetar i LSDM-së dhe zëvendësministër plotësues i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, tha se rrjedha e rastit tregon se pasi është bërë vjedhja e domenit përmes Novakovit, nga MARNET kanë bërë riregjistrim të domenit në emër të një firme joekzistuese – SOLE PROM, ndërsa një ditë pas, domeni është riregjistruar në emër të personit të tretë, njofton Vanço Petrushevski nga fshati Dobri Doll.

“Përderisa institucioni publik MARNET publikisht me kumtesë ka pohuar se domeni nuk është vjedhur nga LSDM, në regjistrin e tyre në mënyrë eksprese e kanë transferuar domenin, nga Novakov, përmes Soles te Vançoja. Nga vetë fillimi thashë, ky keqpërdorim klasik i institucioneve nga ana e pushtetit e konfirmon politizimin e institucioneve”, tha Kiracovski dhe prezantoi dokument i cili, sipas tij, e konfirmon atë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button