Bill Clinton kundërshtoi mundësinë e vrasjes së Saddamit dhe të Milosheviqit

Bill Clintoni mendonte se George W. Bush po “e mashtronte Amerikën si kandidat presidencial”, se Vladimir Putini kishte “potencial të madh” dhe se banorët e Wyomingut “do të më qëllonin nëse do ta vizitoja”.

Kishte shkruar edhe për “reaksionarët në Kongres”, kishte përjashtuar mundësinë e vrasjes së Saddam Husseinit ose të Slobodan Milosheviqit dhe nuk i pëlqente të mendonte për plakjen, shkruan NYT, përcjell sot Koha Ditore.

Në një moment i kishin ardhur aq shumë në majë të hundës zhvillimet në botë që nuk po e linin assesi rehat saqë i kishte shkuar ndër mend me shaka të merrte shtetësinë britanike.

Pothuajse pesëmbëdhjetë vjet pas largimit të Bill Clintonit nga zyra më e pushtetshme në botë, një seri e re dokumentesh të publikuara nga libraria e tij ofrojnë një pasqyrë të qartë për mendimet që i kishin vluar nëpër kokë gjatë kohës sa ishte në krye të Shtëpisë së Bardhë në kohën kur bashkëshortja e tij po lufton për të zënë karrigen e dikurshme të burrit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button