Gështenjat për kremtet e fund vitit një mbijetesë e pazakontë për dibranët

Kremtet e fund vitit janë bërë një mbijetesë e pazakontë për shumë familje dibrane, që kanë mbledhur sasi të mëdha të gështenjave.

Ndonëse duket një periudhë jo e zakontë për tregtimin e gështenjave, tregtarë të vendeve të ndryshme, si Kroacia, Shqipëria, Romani, Bullgaria, qarkullojnë çdo ditë në disa fshatra të Dibrës për të blerë gështenjat që janë ruajtur më shumë kujdes nga këto familje.

Nuk është një tregti thjeshtë, thonë tregtarët, këtu ka sasi të mëdha të gështenjave që janë ruajtur shumë mirë. 

Familjet që tani më mund të llogarisin në të ardhura të mjaftueshme sa për të pasur një dimër më të lehtë, thonë se është një periudhë që shpërblen mundin tonë. Një kilogram gështenjë nuk është më pak se 50 denarë. Kemi gjetur kohën e përshtatshme për të shitur mallin tonë thotë Dema. 

Të shohësh tregtarë nga vende të ndryshme të rajonit për të blerë gështenjat e Dibrës, nuk është një rastësi. Afër 250 familje dibrane këtë vit kanë mbledhur mbi 400 ton gështenja. 

Gështenjat më së shumti janë të mbjellura në fshatrat Konjarë, Bomovë, Sollokiç, Zepishtë, Otishan si dhe në fshatin Gorencë të komunës Qendër Zhupë.

“Një numër i madh i familjeve dibrane sigurojnë mjete të mëdha financiare, sidomos këtë vit sepse një kilogram kushton 50 denarë”, tha Liri Delishi, inspektor i Njësisë rajonale për bujqësi, pylltari dhe ekonomizim të ujërave.

Fjalët e inspektorit Delishi i vërtetojnë edhe vetë dibranët të cilët kanë siguruar nga një mijë deri në pesë mijë euro nga shitja e gështenjave.

“ Familja jonë ka gështenja në Bomovë që i takojnë babait dhe xhaxhit tim. Babai më ka vdekur ndërsa vëllai me familjen janë në SHBA. Ata më thane që mundem t’i mbledh gështenjat, dhe për këtë punë unë dhe familja ime fituam 3 mijë euro”, theksoi G.A nga Dibra.

Kënaqësi nga mjetet e siguruara familjare tregojnë edhe familja Lela, Dema, Karameti, Marku, Abazovski, Shabani etj.

Familja e vëllezërve Atli dhe Dilaver Dema, të dy të papunë këtë vit morën para nga dy deri në tre mijë euro.

Në këtë periudhë ka interesim të madh sa i takon shitjes së gështenjave për plasim në Itali, Kroaci, Bosnjë dhe Hercegovinë, Shqipëri, Greqi, Rumani, bullgari etj.

Gështenjat e Dibrës janë të kërkuara edhe për Pashkët nga ana e maqedonasve të cilët blejnë për kremtet e fundvitit.
“Kushtet klimatike kanë mundësuar që gështenjat e Dibrës të kenë kualitet të lartë ,sepse kanë sasi të madhe sheqeri dhe kanë shije të mirë. Faktet flasin se gështenjat janë prodhim vendi pa përdorim të preparateve kimike. Kjo është edhe arsyeja që ky frut gjendet në tavolinat e Maqedonisë dhe jashtë kufijve të shtetit”, tha Delishi.
Rritja e madhe e interesimit për blerjen e gështenjave si dhe subvencionet që i jep Qeveria, janë shkak për grumbullimin  e madh të tyre nga ana e dibranëve.
.
 

Lajme të ngjashme

Back to top button