Punët më stresuese të 2016-ës, përfshihet edhe puna jote?

Stresi, për fat të keq, është një realitet i prekshëm për shumë punonjës. Por sipas CareerCast, disa punonjës përballen më shumë se të tjerët me stresin, sepse e kanë praktikisht të pranishëm gjithandej. Mund të shkaktohet nga udhëtimet, afati, puna në publik, konkurrenca, kërkesat fizike, kushtet e mjedisit, rreziqet që hasen gjatë rrugës etj. – nivele të larta stresi që ndonjëherë janë të paparashikueshme. Në këto kushte, CareerCast ka identifikuar punët që për këtë vit janë në top 10 punët renditur nga stresi.

Çdo punë është stresuese për arsye të ndryshme, vëren sajti CareerCast. Oficerët e policisë dhe zjarrfikësit kryesojnë listën për shkak të rrezikut të jetës së tyre – ose të të tjerëve. Ata përballen rregullisht me këtë rrezik, ndërsa gazetarët dhe punonjësit e marrëdhënieve me publikun mund të stresohen më shumë për afatet që u vendosen dhe rrethanat që i pengojnë t’i përmbushin.

Ja lista e 10 punëve më stresuese të 2016-ës. Është në këtë listë puna jote?

1. Ushtarakët
2. Zjarrfikësit
3. Pilotët
4. Oficerët e policisë
5. Koordinatorët e eventeve
6. Marrëdhëniet me publikun
7. Menaxherët ekzekutivë
8. Prezantuesit
9. Reporterët/ gazetarët
10. Drejtuesit e taksive

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button