Ahmeti sot në Athinë do të takohet me ministrin e Jashtëm grek, Koxias

­ Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, i shoqëruar nga bashkëpartiakët Artan Grubi, Musa Xhaferri dhe Fatmir Besimi, sot do të qëndrojë në Athinë, ku do të realizojë takim pune me ministrin e Jashtëm grek, Nikos Koxias. Ahmeti dhe Koxias, siç njoftojnë nga zyra për informim e BDI­së, do të shkëmbejnë mendime dhe ide rreth marrëdhënieve ndërfqinjësore, çështjeve të hapura midis dy vendeve dhe integrimit Euroatlantik të Maqedonisë, raporton MIA.

Ndërkaq, mediat greke lidhur me këtë vizitë, shkruajnë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dëshirojnë të arrihet zgjidhje rreth kontestit të emrit dhe në këtë drejtim angazhojnë persona zyrtarë dhe personalitete të tjerë për të krijuar klimë të përshtatshme për arritjen e një marrëveshjeje.

Gazeta e njohur “To Vima”, transmeton Radio Televizioni i Maqedonisë, programi në gjuhën shqipe, shkruan se Departamenti i Shtetit për së afërmi ndjek zhvillimet në Ballkan, duke përfshirë edhe ecurinë e kontestit të emrit. Pala amerikane inkurajon iniciativa të ndryshme në kuptim të përforcimit të kontakteve mes shoqërisë qytetare greke me ato maqedonase dhe për këtë janë angazhuar personalitete nga më të ndryshmit për të kultivuar një klimë të përshtatshme, ku do të arrihej tejkalimi i kontestit të emrit, shkruan “To Vima”.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button