Ja çka thotë raporti i Autopsisë për policen e vetëvrarë nga Kosova

Policja e Kosovës, Drita Latifi është vetëvrarë me një plumb në kokë. Kështu thuhet në raportin e Autopsisë, kanë bërë të ditur burime të Gazetës Blic brenda mjekësisë ligjore në Prishtinë.

“Policja Drita Latifi është vetëvrarë. Nga mjekësia ligjore është konstatur se policja e ka qëlluar veten me një plumb në kokë. Vrasja është bërë nga arma zyrtare”, ka thënë ky burim i Gazetës Blic, duke e cituar raportin e autopsisë. Obduksionin e këtij rasti sipas burimeve të Gazetës e ka udhëhequr Dr. Naim Uka.

Sipas këtij burimi, raporti i Autopsisë vërteton se plumbi i cili është gjetur në kokën e polices, përputhet me armën zyrtare të të ndjerës Drita Latifi.

Vrasja e polices ka ndodhur ditën e djeshme, ndonëse policia nuk kishte treguar se personi i gjetur si i vdekur ishte pjesëtar i policisë së Kosovës.

Raportohet se ajo ka jetuar e vetme, ngase në një kohë kishte probleme familjare dhe se vuante nga një sëmundje.

Latifi, për shumë kohë ka punuar në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, e në muajt e fundit punonte në Stacionin e Policisë, numër 3, në Kodrën e Trimave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button