Turqi, dimri shton vuajtjet e refugjatëve sirianë

Sirianët të cilët kanë ikur nga vendi i tyre për shkak të luftës civile tani po përballen me acarin e dimrit në qytetin Van të Turqisë ku momentalisht qëndrojnë, raporton Anadolu Agency (AA).

Kushtet e këqija të motit që kanë përfshi pjesën lindore të Turqisë, i kanë vënë në vështirësi sirianët të cilët jetojnë në kontejnerë të refugjatëve dhe tenda.

Halil Yasin me 5 fëmijët e tij ka ikur nga Siria dhe ka kërkuar vendstrehim në Turqi ku ka nisur një jetë të re së bashku me familjen e tij në qytetin Van. Ai për gazetarin e AA-së tregon vështirësitë e tyre.

Yasin tha se mundohet ta kalojnë këtë dimër në tenda. “Jetojmë me ndihmat e njerëzve humanë. Për shkak se nuk kam punë nuk mund të gjej para. Për shkak të motit të ftohtë më së shumti fëmijët tanë sëmuren”, thotë ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button