BDI: Koha e duhur për zgjidhjen e emrit derisa Maqedonia ka qeveri kalimtare

Ali Ahmeti të premten do të qëndrojë për vizitë në Athinë. Në kumtesën e partisë thuhet se “kryetari Ahmeti dhe ministri i jashtëm grek Koxias do të shkëmbejnë mendime dhe ide rreth marrëdhënieve ndërfqinjësore, çështjeve të hapura midis dy vendeve dhe integrimit euroatlantik të Maqedonisë”. Megjithatë, Ministria e Jashtme e Maqedonisë këtë vizitë e ka cilësuar si partiake dhe se siç thuhet në kumtesën e MPJ-së, s’ka të bëjë me vizitë qeveritare.

“Në takimin e nesërm do të diskutohet vetëm për emrin dhe idetë konkrete. Periudhën e ardhshme derisa Maqedonia ka qeveri kalimtare është mënyra e duhur që të bëjmë zhvendosje në kontestin me emrin” thuhet në njoftimin e BDI-së.

Ahmeti, Xhaferi dhe Besimi në takimin me shefin e diplomacisë greke nuk shkojnë në cilësinë e përfaqësuesve qeveritar, njoftuan pardje për “Meta” nga MPJ-ja e Maqedonisë.

Nga ky dikaster thonë se bëhet fjalë për takim partiak dhe se partneri i tyre i koalicionit nuk është koordinuar me ta lidhur me temën e diskutimeve.

Burimet greke për “Meta” thonë se vizita e Ahmetit bëhet me nismën e tij në suazat e përpjekjeve të tij që të vazhdojnë kontaktet me opinionin ndërkombëtarë.

Burimet e tyre thonë se ky takim nuk është mesazh nga qeveria greke, e as nismë e saj dhe të gjitha çështjet kyçe që është dashur të thuhen ia kanë kumtuar ministrit të jashtëm Nikolla Poposki.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button