BDI-ja në Greqi!

Miq të dashur,

Më 8 janar qenka parashikuar që një delegacion i BDI-së i kryesuar nga z. Ali Ahmeti , do të qëndrojë në Athinë ,për një takim pune me ministrin e punëve të jashtme të Greqisë. Në delegacion qenka Grubi, Musa Xhaferi dhe Fatmir Besimi.

Këta do të bisedojnë për çështjet që i tangojnë këto dy vende Shkupin dhe Greqinë. Mbi të gjitha edhe për çështjen kontestuese të emrit. Kushdo që të ketë menduar se do të bisedonin për Çamërinë së paku sipërfaqësisht është në lajthitje.

Dhe pas kthimit të këtij delegacioni, sigurisht se mediumet do të jenë kureshtarë të dinë se si do ta kualifikojë Nikolla Gruevski këtë vizitë. Ajo përsëri do të jetë e stigmatizuar nga ai bile me ironi të theksuar si një shëtitje private e Ali Ahmetit.

Pse këtë delegacion ta kapë ndonjë ngërç shpirtërorë që ky vend detyrimisht të quhet Maqedoni ,akoma është e pa justifikuar në mënyrë bindëse. Nëse e kanë arsyetim se vendi pa ndryshimin e emrit nuk mund të integrohet në BE dhe NATO e kanë shumë gabim. Nëse ne shqiptarët jemi në tokat autoktone të këtij vendi, atëherë pse këta politikan me ngulm po mbrojnë emrin që nuk ka asgjë të përbashkët me autenticitetin, autoktonitetin dhe historikun e shqiptarëve në këto troje.

Nëse ky delegacion mendon të shesë filozofi politike në djepin e filozofisë të mbarë kulturës së Evropës Perëndimore, atëherë djep i filozofisë mund të llogaritet edhe Reçica e Vogël, një katund mjaft simpatik dhe me banorë bujarë dhe punëtorë të vyeshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button