Ali Ahmeti uron besimtarët ortodoks

Ali Ahmeti, kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, besimtarëve ortodoks në Maqedoni ua uroi Festën e Krishtlindjeve.

“Uroj që kjo festë të sjellë harmoni, mbarësi dhe mirëqenie në gjirin e të gjitha familjeve që e festojnë si dhe fryma e bekuar e festës t’i prekë të gjithë njerëzit gjatë shprehjes së urimeve dhe dëshirave më të mira për një të ardhme të përbashkët më të ndritur”, thuhet në letrën e tij publike.

Ai ka shtuar më tutje se këtë vit, festa është edhe më e veçantë për arsye të themelimit zyrtar të bashkësisë së komunitetit shqiptaro-ortodoks në Maqedoni që mundëson organizimin më të mirë të këtij komuniteti në rritje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button