Opozita i bën thirrje Ramës të ndërpresë pushimet në Majami

Partia Demokratike i bëri sot thirrje kryeministrit Edi Rama që të ndërpresë menjëherë pushimet në Majami dhe të kthehet në Shqipëri, ndërsa vendi po përballet me përmbytje dhe një situatë emergjente.

Nga selia blu, nënkryetari Edmond Spaho bëri një paraqitje të shkurtër të gjendjes në vend, duke u ndalur gjithashtu edhe te atentatet e 24 orëve të fundit me 3 viktima.

“Në emër të opozitës, i bëj thirrje kryeministrit “de juro” Edi Rama, të ndërpresë urgjentisht pushimet luksoze në Majemi dhe të kthehet në Shqipëri për të ushtruar përgjegjësitë që ka aktualisht si kryeministër edhe për pak kohë, pasi shqiptarët nuk e meritojnë një njeri që rend pas qejfit dhe pasionit dhe lë një popull në mëshirë të fatit”, tha Spaho.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button