Presidentja Jahjaga viziton Shtimen e vërshuar

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga vizitoi sot komunën e Shtimes, njëra nga komunat më të prekura nga vërshimet e ditëve të fundit.

Ajo fillimisht u prit nga kryetari i kësaj komune, Naim Ismajli i cili e njoftoi me gjendjen e përgjithshme në këtë komunë pas reshjeve të shtuara në ditëve të fundit, njofton Zyra e Presidentes.

Reshjet kanë shkaktuar mjaftë dëme në shumë fshatra të Shtimes, por edhe institucionet komunale u kanë dalë në ndihmë banorëve të dëmtuar.

Më pas, Presidentja Jahjaga vizitoi fshatrat Davidovc, Rashincë e Muzeqinë ku pa nga afër dëmet e shkaktuara nga vërshimet dhe bisedoi me banorët, shtëpitë dhe pronat e të cilëve kanë pësuar nga vërshimet, njofton Klan Kosova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button