Shqipëria e fillon vitin e 38-ta në Botë, Maqedonia e 138-ta

Maqedonia ashtu edhe sikurse pritej, vitin 2016 e ka filluar keq në rënditjen e fundit të FIFA-s, duke zbritur dy pozita më poshtë, nga 136 në ate të 138. Në ndërkohë para reprezentacionit të Maqedonisë janë kombëtaret si ajo e Hong Kongut, Kuba, Filipinet, Suazilendi e të tjera, ndërsa menjëherë pas Maqedonisë janë Sudani si dhe reprezentacioni i Libanit që e mundi Maqedoninë në miqësoren e fundit në Shkup.

 

Shqipëria ka mbetur në pozitën e njëjtë të renditjes së re të FIFA’s, në vendin e 38’të.

Belgjika vazhdon të jetë kombëtarja e parë, e ndjekur nga Argjentina dhe Spanja, ndërsa top pesëshja përmbyllët me Gjermaninë dhe Kilin.

Në mesin e 10’të kombëtareve më të mira janë edhe Brazili, Kolumbia, Portugalia, Anglia dhe Austria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button