Dy milionë euro nga IPA 2 për zgjerimin e tokës bujqësore

Dy milionë euro deri në vitin 2017 nga IPA 2 programi ka Maqedonia për konsolidim të tokës, njofton MIA.

Sipërfaqet e vogla dhe të fragmentuara, si dhe numri i madh i hapësirave të ndara të parcelave ende janë një ndër dobësitë kyçe të tokës së Maqedonisë, e cila e limiton vëllimin e prodhimtarisë, krijon shpenzime shtesë, pamundëson zbatim të masave bashkëkohore agroteknike dhe mekanizim.

Siç thotë ministri resor Mihail Cvetkov, pa konsolidim të tokës nuk mund të presim bujqësi cilësore, konkurruese.

Sipas tij, ndryshimi i situatës ekzistuese është proces i komplikuar dhe afatgjatë, veçanërisht nëse merret parasysh se madhësia mesatare e ekonomive bujqësore është prej 2,5 deri në 2,8 hektarë, ndërsa në parcelat kadastrale 0,3 deri në 0,5 hektarë që është larg nën evropiane, e cila arrin 20 hektarë.

Ekspertët tregojnë edhe në sensitivitetin e procesit, sepse zgjerimi e prek pronësinë e fermerëve.

Problem me fragmentarizmin e sipërfaqeve bujqësore kanë të gjitha vendet në rajon dhe në përgjithësi vendet në tranzicion. Maqedonia pas vitit 2017 për konsolidim të tokës do të marrë edhe dy milionë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button