Sondazh: Më shumë se gjysma e britanikëve duan të largohen nga BE-ja

Britania tregon nivelin më të lartë që mbështet largimin nga Bashkimi Europian, sipas një studimi të disa vendeve të bllokut 28-anëtarësh, raporton Anadolu Agency (AA).

Më shumë se gjysma, 54 përqind e të anketuarve do të votonin për tu larguar nga BE-ja, kurse të papërcaktuar ishin 21 përqind, sipas organizatës ndërkombëtare për hulumtim ORB.

Edhe pse Britania ishte vendi i vetëm ku shumica e tyre duan të largohen nga BE-ja, studimi gjeti ndryshime të konsiderueshme në vende të tjera, përfshirë Italinë, ku 42 përqind e njerëzve duan të largohen nga blloku, në krahasim me 25 përqind sa ishin në vitin e kaluar.

Johnny Heald, drejtori i ORB International, theksoi se: “Këto rezultate tregojnë se Britania e Madhe me të vërtetë është delja e zezë e familjes”.

“Gjatë 12 muajve të fundit në mënyrë të konsiderueshme më shumë britanik kanë dëshiruar largimin nga Bashkimi Europian me 38 përqind se sa ata që dëshironin të mbesim në Evropë që ishin 13 përqind.

Referendumi në lidhje me qëndrimin apo largimin e Britanisë nga BE-ja, pritet të mbahet më vonë gjatë këtij viti, pasi që kryeministri David Cameron të ketë përfunduar rinegociatat rreth kushteve të anëtarësimit.

Sondazhi i ORB gjithashtu ka gjetur një lëvizje në drejtim të kundërt sa i përket Greqisë, ku gati gjetur 62 përqind e grekëve duan të qëndrojnë brenda BE-së, një rritje prej 9 përqind krahasuar me një vit më parë. Mbështetja më e lartë për Bashkimin Evropian ishte në Rumani, ku nga pesë persona katër prej tyre mbështesnin bllokun.

ORB International ka anketuar 15.500 persona në moshë të rrituri në të gjithë Evropën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button