Përleshje mes grupeve rivale në Nigeri, 38 të vdekur

Në shtetin Nasarawa, në pjesën qendrore të Nigerisë, nga përleshjet mes grupeve rivale kanë humbur jetën 38 persona, raporton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e publikuar nga Platforma e Raportit të Pakicës thuhet se: ”Në sulmin e barinjve nga fisi Fulani ndaj fiseve Afo dhe Udeni Magaji në shtetin Nasarawa janë vrarë 38 persona. Ndërsa për shkak të përleshjeve shumë njerëz që jetojnë në fshatrat Amaku, Agbashi, Odeni u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre”.

Banorët e rajonit treguan për gazetarin e AA-së se barinjtë të fisit Fulani kanë kryer sulme ndaj anëtarëve të fisit Udeni.

Genyi Audu, nga fisi Udeni, ka pohuar se në përleshjet gjithashtu janë plagosur 6 persona dhe shtëpitë e tyre janë djegur. Ai shtoi se pas sulmit ata janë larguar nga fshatrat dhe u strehuan në kryeqytetin e shtetit Lafia.

Mairo Abuna, i cili është detyruar të largohet nga shtëpisë së tij, theksoi se: ”Për shkak të përleshjeve mes barinjve dhe fermerëve nuk është e mundur të qëndrojmë në fshatrat tona”.

Nga përleshjet të ndodhura në shtetin Plateau më 24 dhjetor humbën jetën mbi 30 persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button