Canovski: Trysnitë nuk ndaluan me shembjen e “Cosmos”-it (VIDEO)

Afaristi Fiat Canovski, në një intervistë për NOVA TV, ka folur për trysnitë politike ndaj biznesit të tij, për hedhjen poshtë të ankesave për shembjen e objektit në Gazi Babë, për ankesën në Strasburg dhe pritet e tij të Prokurorisë Speciale e cila u shpall kompetente edhe për rastin “Cosmos”, transmeton Portalb.

Për më shumë dëgjojeni intervistën në videon e mëposhtme:

Përndryshe në vazhdim të “Bombës 13”, kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev ka lëshuar një bisedë për të cilën thotë se Gruevski duke biseduar me Janakievskin pranon se e ka gënjyer pronarin e kompleksit të rrënuar “Cosmos”, Fijat Canovski, lidhur me dokumentacionin e këtij kompleksi, njofton Portalb.

kompleksit banesor “Cosmos”
kompleksit banesor “Cosmos”

“Më erdhi këtu, asnjëherë nuk e kam parë më të frikësuar. Asnjëherë nuk kam parë dikë aq të frikësuar. Më tha se do ta sjellë Velinë (ramkovskin) që të merremi vesh. I thash se do të mendoj dhe do ta thërras sonte. Më tha : ‘Të lutem më thirr sonte, se nesër fillon ramazani, dua ta pres i qetë”, dëgjohet duke thënë zëri për të cilin LSDM thotë se është i Gruevskit. Ai gjatë tërë kohës qeshet me zë lidhur me frikën që e ka vërejtur te Canovski.

“I thash se ka gabime. Ai pranoi se ka gabime, e lëshova në ujë pak..”, dëgjohet të ketë thënë Gruevski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button