Besimtarët ortodoksë sot festojnë Buzmin, ndërsa nesër Krishtlindjet

Buzmi tradiconalisht do të shënohet me tubimin para Tempullit “Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup ku kumbarit të këtij viti – Ilija Malinkovski -Iki do t’i dorëzohet qypi i Buzmit, shkruan MIA.
Manifestimi, do të fillojë  me  himnin e Buzmit që do të performohet nga Silvi Bend dhe me ngritjen e flamurit të Buzmi.
Më pas manifstimi pason me shenjtërimin e degëve të buzmit, naforës, rakisë së nxehtë dhe çajit nga klerikët e Tempullit.
Arkipeshkvi i Ohrit dhe Maqedonisë, z.z.Stefani në fjalimin e rastit do t’i drejtohet shkupjanëve dhe të gjithë qytetarëve qëllimmirëve dhe do t’ia. dorëzojë qypin kumbarit të ri të Buzmit.
Dollinë për shëndet, lumturi dhe sukses do ta thotë Dragan Mijallkovski, ndërsa shkupjanëve do t’u drejtohet edhe kryebashkiaku Koce Trajanovski.
Festa e Krishtlindjeve është festë e Zotit dhe festohet në kujtim të lindjes së Jezu Krishtit. Kjo festë është gjenezë e të gjitha festave kishtare, për shkak se me lindjen e Krishtit llogaritet edhe fillimi i erës së re.
Familjet ortodokse për Buzmin mblidhen në darkë të përbashkët dhe sipas traditës këtë natë nuk shkohet në mysafirë. Bëhet tryezë e pasur kreshmore. Nikoqirët përpiqen të ofrojnë pak nga të gjitha asortimentet që t’u pasurohet tryeza gjatë tërë vitit. Gatuhet kulaç, ndërsa në disa vende bëhen lakrorë në të cilat futet monedhë. Besohet se ai tek i cili do të bjerë monedha do ta ndjekë fati gjatë tërë vitit.
Para fillimit të darkës në të cilën mblidhen të gjithë, nikoqiri e bekon tryezën, e thyen kulaçin, ndërsa diku e ndan lakrorin, në aq pjesë sa ka anëtarë të familjes, duke lënë një pjesë për Zotin dhe një për shtëpinë.
Gjithashtu, natën e festës në zjarr vendoset një degë buzmi i cili llogaritet si dru i shëndetshëm, që të jenë me shëndet të gjithë në familje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button