Duma: Rama i dha turqve HEC-in e Skavicës pa garë

Partia Demokratike akuzoi kryeministrin Edi Rama për favorizimin e një kompanie turke për marrjen e HEC-it të Skavicës. Kordinatorja për Marrëdhëniet me Publikun Grida Duma, deklaroi nga seia blu se “Suzer & Nurol Group”, i’u dha konçensioni pa transparencë dhe garë të rregullt ligjore.

Ja deklarata e plotë e Grida Dumës.

Në muajin prill, Partia Demokratike i kërkoi shpjegime të qarta kryeministrit Edi Rama për vizitën e tij të menjëhershme e të papritur në Stamboll të Turqisë.

I kërkuam Ramës të përgjigjej po bënte apo jo negociata të fshehta e të paligjshme për të dhënë pa garë e pa transparencë projektin më të rëndësishëm energjitik në Shqipëri, ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës,  një kompanie turke, Suzer & Nurol Group.

Siç bën gjithmonë kur do të fshihet dhe është në siklet, kryeministri reagoi duke akuzuar opozitën por sërish pa i dhënë asnjë llogari, asnjë përgjigje qytetarëve shqiptarë.

Por para disa javësh, i gjendur në presion, Ministri i tij Ahmetaj pohon vetë se Skavica i është dhënë një kompanie turke.

Në emisionin Zonë e Lirë, duke u gjendur keq që në Shqipëri nuk ka asnjë investitor të huaj, Ahmetaj shprehet se tashmë Skavica i është dhënë kompanisë turke.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button