Arrestohen djemtë e tre ministrave

Policia turke ka arrestuar mëngjesin e sotëm djemtë e tre ministrave të kabinetit qeveritar, pas një hetimi të bërë për mitmarrje, në lidhje me abuzimet e bëra në tenderët publik.

Mësohet se është arrestuar djali i ministrit të Brendshëm, Muammer Guler ministrit të Ekonomisë, Zafer Çaglayan dhe ministrit të Mjedisit dhe ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit të Qytetit, ErdoÄŸan Bayraktar njoftuan gazetat turke.

Policia turke gjatë një aksion të zhvilluar në mëngjes në Stamboll arrestoi të paktën 18 persona.

Gjithashtu është kontrolluar edhe zyrat qendrore në Ankara e bankës shtetërore “Halkbank”. Një zyrtar i bankës thuhet se është arrestuar, bashkë me disa biznesmenë shumë të njohur.

Aksionet e “Halkbank” ranë me 5 për qind në bursë, kur lajmi u publikua në media, por më vonë janë rritur me rreth 2 për qind.

Drejtor ekzekutiv i grupit të ndërtimit “Agaoglu Group”, Hasan Rahvali, ka thënë se edhe zyrat e kompanisë së tij janë kontrolluar. Ndërkohë, vetë policia turke nuk ka bërë asnjë koment për lajmin.

Lajme të ngjashme

Back to top button