Muaji më i keq për të dashuruarit

Janari konsiderohet njëri nga muajt më të këqij të vitit sa i përket dashurisë.

Kjo është periudha kur është më e pranishme prishja e lidhjeve por edhe e martesave.

Thuhet se fajtor për prishjen e lidhjes mund të jetë stresi i shkaktuar nga festat, problemet financiare, moti që mund të të bëjë depresiv, presioni i familjes dhe dëshira për fillim të ri në fillimin e vitit të ri.

Shumica e njerëzve e kanë përballuar stresin e festave të fundvitit ndërsa 48 për qind e tyre tashmë kanë gjetur partnerë të rinj.

Festat ndonjëherë bëjnë efekt të kundërt me atë që në mendojmë, pasi shumë shpesh krijohen situata stresuese që mund të shkaktojnë grindje dhe stres ndërmjet partnerëve.

Në kombinim kjo edhe me depresionin e janarit, nuk është e lehtë të përballohet, ndaj njerëzit vendosin për variantin më të lehtë, ndarjen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button