LSDM: “Republika”, “Kurir” dhe “Radio Maqedonia e Lirë” heshtin për të ardhurat milionëshe

LSDM-ja opozitare përsëri u bëri thirrje portaleve “Republika”, “Kurir” dhe “Radio Maqedonia e Lirë” të përgjigjën për mënyrën e financimit.

Nga partia theksojnë se portali “Republika” ka realizuar të ardhura prej mbi 1,1 milion euro, “Kurir” 1,3 milion euro ndërsa “Radio Maqedonia e Lirë” në vitin 2013-të ka realizuar 242.000 euro vetëm me një të punësuar.

“Me heshtje prej disa javëve, nuk ka përgjigje për mënyrën e financimit të këtij mediumi pro- qeveritar. “Republika” dhe korrierët tjerë mediatik të redaktorit në largim Nikolla Gruevski nuk tregojnë se prej nga i kanë milionat nëpër llogaritë e tyre. Nikolla Gruevski dhe familja përmes propagandës të korrierëve mediatik tentojnë të fshehin kriminalitetin dhe korrupsionin në 10 vitet e fundit” thuhet në njoftimin e LSDM-së.

Nga kjo parti thonë se transparenca, paanshmëria dhe objektiviteti janë standarde kyçe profesionale të gazetarisë dhe se opinioni pret përgjigje për mënyrën se si financohen këto mediume, të cilat për 3 vite kanë realizuar të ardhura prej 3 milion euro!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button