Sektori i automobilave në Turqi ndër më të suksesshmit në botë!

Sektori i automobilave në Turqi po rritet me hapa të shpejtë, sipas parashikimeve në pak vite Turqia do të jetë ndër vendet e para në botë për prodhimin e automjeteve të ndryshme.

Sipas parashikimeve deri në vitin 2018 sektori i automobilave do të rritet me 85 për qind dhe shitjet e automjeteve do të arrijnë në 1.6 miliardë.

Turqia synon të kthehet lider në botë në këtë sektor deri në vitin 2028. Shoqata e Distributorëve të Automobilave(ODD) ka përgatitur planin e plotë për të rritur shitjet, transmeton 77news.

Sipas raportit të përgatitur nga kjo shoqatë numri i shitjeve të automjeteve pritet të rritet me 72.1 për qind duke arritur nga 84 milionë në 144 milionë deri në vitin 2015.

Themeluesi i kësaj shoqate Mustafa Bajraktar deklaroi se Turqia është një nga vendet më të zhvilluara të botës dhe se do të arrijë të shndërrohet lider në botë në këtë sektor.

”Turqia është një nga vendet me rritjen më të shpejtë ekonomike në të gjithë botën . Sektorët e ndryshëm të ekonomisë do të jenë gjithmonë në zhvillim e në rritje, kjo ka ndodhur edhe me këtë sektor. Mendoj se synimet tona do të realizohen”,përfundoi ai.

Lajme të ngjashme

Back to top button