Bildt: Shqipëria ka bërë më shumë se sa prisnim (Video)

Ministri i Jashtëm i Suedisë, Carl Bildt ka deklaruar pak para nisjes së mbledhjes së Këshillit të BE-së se, Shqipëria ka bërë hap më shumë seç priteshin dhe për këtë e meriton statusin kandidat.

“Shpresoj të marrim vendim pozitiv edhe për Shqipërinë. Nuk kam folur me ministrin e Jashtëm të Holandës, por statusi nuk është një gjë përfundimtare. Shqipëria ka ende shumë reforma për të bërë, nga ana tjetër ka bërë gjëra më shumë se sa prisnim, si zgjedhjet. Shpresoj që çështja e Shqipërisë të zgjidhet sot”, u shpreh Bildt.

Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së do të marrin sot shumë vendime të rëndësishme për procesin e zgjerimit të BE-së. Ndërsa Shqipëria pret marrjen e statusit kandidat, Serbia dhe Maqedonia presin negociatat për anëtarësim në BE. Dritë jeshile për në BE pret edhe Bosnje Hercegovina, transmeton shekulli.

“Shpresoj që do të ecim përpara me procesin e zgjerimit të BE-së për Ballkanin Perëndimor, duke garantuar paqe dhe prosperitet. Por jam i shqetësuar për ngërçin e krijuar në Bosnje. Rrezikon të mbetet parapa të gjithë vendeve të tjera. Liderët e saj janë përgjegjës”, shprehet ministri i Jashtëm i Suedisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button