LSDM: Prej nga i marrin milionat mediat pro qeveritare?

“Kurir”, “Republika” dhe “Radio Maqedonia e Lirë”, janë tre media, të cilat për tre vite, kanë marr 3 milion euro, kumtojnë nga LSDM.

Në kumtesë shkruhet se po heshtin që të tre mediat për të hyrat e tyre.

“Opinioni e di se njëri nga pronarët e Radios Maqedonia e Lirë është firma NVSP. Pronari I NVSP=së është Vladislav Stajkoviq, kushëri i afërt i Sasho Mijallkovit”, thuhet në kumtesën e LSDM-së, duke shtuar se me anë të proektit “E vërteta për Maqedoninë” u vërtetua se NVSP është themeluese e agjencionit për siguri “SGS” prapa së cilës qëndron Sasho Mijallkov.

Nga LSDM pyesin prej ku janë milionat e Nikolla Gruevskit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button