Remenski: FSPI dhe Enti Statistikor me numra të ndryshëm për të punësuarit në Maqedoni

Ministrja teknike e Punës dhe Politikës Sociale, Frosina Tashevska-Remenski në një intervistë për OJQ “Civil”, e hapur çështjen për vërtetësinë e zvogëlimit të papunësisë, duke e pasur parasysh se ka ndryshime në statistikat e institucioneve shtetërore për numrin e papunësisë, njofton Portalb.

“Kemi mëdyshje në pjesën e numrave, veçmas nëse e kemi parasysh se Fondi për Sigurim Pensional dhe Invalidor gjatë vitit 2014, ka numëruar 536.191 të punësuar, ndërkaq Enti Shtetëror për Statistika ka numëruar 696.00 të punësuar! Kjo d.m.th. që bëhet fjalë për një numër rreth 160.000 (pa)punësuar që paraqitet si ndryshim, kjo e fundit është bëri nga Enti Statistikor, i cili ka konstatuar në bazë të anketave, dhe jo në bazë të treguesve të vërtetë. Ndërkaq, Fondi për Sigurim Pensional dhe Invaliodor, numrin e të punësuarve e ka të siguruar në bazë të pagesave të kontributeve nga punëdhënësi. Ngelet e paqartë se ku humbet ai numri prej 160.000 mijë të punësuarve në periudhë prej 1 viti?! Gjegjësisht, a janë ndryshimi ata 160.000 persona, a paguhet apo jo kontribute për ata persona?”, thotë Remenski.

Ministrja në këtë intervistë është ndalur edhe te manipulimi me shfrytëzuesit e ndihmës sociale, por edhe të kategorisë të përgjithshme sociale, njofton Portalb.

“Shumë raporte tregojnë keqpërdorime ndryshme nga persona përgjegjës, veçmas në pjesën e zgjedhjeve, kur me listë shkojnë derë më derë, dhe i kërcënojnë se do t’ua ndalojnë të drejtën e ndihmës sociale nëse nuk e votojnë partinë në pushtet. Në periudhën e ardhshme, fokus primarë do të jetë parandalimi i çfarëdo llojit të keqpërdorimit në këtë pjesë, gjegjësisht personat që janë përgjegjës do të përgjigjen nëse do të kërcënojnë vullnetin e qytetarëve. Kjo vetëm se është në Kodin Zgjedhor dhe për këtë çdokush që e gjen do të përgjigjet para drejtësisë, gjegjësisht një gjë e tillë dënohet me burg”, tha Remenski. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button