Lustrohet Ali Ahmedi – inspektor për ndjekjen e nacionalistëve të vitit 1980

Është lustruar inspektori në shërbimin për sigurinë shtetërore, në Kërçovë ,Ali Ahmedi , i cili në vitin 1980, ka urdhëruar ose ka miratuar ndjekjen dhe masa tjera me të cilët janë “thyer ose kufizuar të drejtat themelore të qytetarëve”, thuhet në vendimin e Komisionit për verifikimin e fakteve i njohur si lustrim.

Në mesin e  njerëzve që ka ndjekur Ahmedi, është edhe Gafur Adili, i cili më vonë do të jetë edhe në krye të AKSH-së. Ahmedi ka qenë i angazhuar për grupin e studentëve në Prishtinë të ndjekur për veprimtari nacionaliste.

Lajme të ngjashme

Back to top button