Moti sot në Maqedoni

Moti sot në mbarë territorin e Maqedonisë do të jetë i ngjashëm me atë të ditëve të kaluara. Kryesisht me temperatura të ulëta dhe me nivel të ulët të mjegullave do të karakterizohet dita e sotme, njofton Portalb.

Në vendet më të larta malore, temperaturat pritet të jenë të ulëta, ndërkaq në krahasim me ditën e djeshme, sot nuk do të ketë reshje të dëborës.

Temperaturat gjatë paradites së sotme do të lëvizin nga -10 deri më -12 gradë celsius, ndërkaq të njëjtat gjatë ditës pritet që të arrijnë deri më 6 gradë celsius.

Shkupi gjithashtu do të ketë mot të ftohtë dhe me nivel të ulët të mjegullave gjatë paradites, ndërkaq gjatë ditës, pritet që mjegullat të pastrohen.

Temperaturat pritet të lëvizin nga -6 deri më -8 gradë celsius gjatë paradites, ndërkaq të njëjtat gjatë ditës pritet që të mos kalojnë mbi 4 gradë celsius. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button